Gossip Sport

Chris Smalling dhe bashkëshortja e tij Sam Cooke, janë çifti më simpatik në Premier League

Chris Smalling dhe bashkëshortja e tij Sam Cooke, janë çifti më simpatik në Premier League. Modelja angleze është motivi dhe frymëzimi i suksesit të mbrojtësit të Manchester United. Në postimet e shumta që ajo bën në profilin e saj në “Instagram” nuk heziton që t’a shprehë sa më shpesh dashurinë për partnerin e saj. Madje, dedikimet që 32-vjeçaria i bën janë tejet të ndjera.

“Gjithmonë triumfuesi im”, “Ndihem krenare për ty”- shkruan ajo karshi fotove që poston me 28-vjeçarin e “Djajve të kuq”.

Në festën e fundit që klubi i United organizoi për “Lojtarin më të mirë të Vitit”, ishte e pranishme edhe Sam, e cila shkëlqeu me prezencën e saj. Mediat britanike nuk hezituan që t’i kushtojnë një artikull bukuroshes, pasi dukej tejet mahnitëse në krah të Smalling.

 

Sam është e pasionuar pas kafshëve, ajo ka dy qenë të mrekullueshëm, fotot e të cilëve i poston shpesh herë në “Instagram”, ku ka 32 mijë ndjekës.

 

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT E TRANSFERIMEVE/ Ja 7 lojtarë që u shitën dy herë në merkaton e verës

Delo.autor

SOT LUHET SHQIPËRI-GJEORGJI/ 7 ndryshime në formacionin kuqezi. Momenti i Asllanit dhe rikthimi i Çekiçit

F.autor

Giroud: Nuk doja të festoja kundër Arsenalit

Delo.autor

Leave a Comment