Futboll Sport

Sulmuesi i Skënderbeut shënoi 3 gola, lushnjarët nuk ia japin topin e ndeshjes

Kur thuhet se futbolli shqiptar ka 100 halle, është plotësisht e vërtetë.

Çudia e radhës vjen sot pas ndeshjes Lushnja-Skënderbeu e cila përfundoi me rezultatin 2-4 për korçarët.

Sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe realizoi 3 gola në këtë sfidë duke qenë absoltisht lojtari më i mirë i ndeshjes.

Pasi përfundoi sfida ai ka kërkuar topin e ndeshjes për ta marrë me vete ta kishte kujtim, por është përplasur me drejtuesit e Lushnjes.

Këta të fundit nuk e kanë lejuar, duke thënë se i kanë topat me numër të caktuar.

Në një situatë të tillë është dashur ndërhyrja e drejtuesve të Skënderbeut. Ata i dhanë Lushnjës një nga topat e tyre, që Sowe të merrte topin e ndeshjes.

Related posts

Regjia nuk e përsëriti, shikoni pritjen spektakolare të portierit Pikford (VIDEO)

Isa.Autor

KJO NUK PRITEJ/ NEYMAR sinjale RIKTHIMI, te BARÇA nisin të shpresojnë

Isa.Autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Arsenal kërkon të transferojë ish-kampionin e botës me Gjermaninë…

Delo.autor

Leave a Comment