Futboll Sport

Njihuni me Rivelinon, shpikësin e driblimit vdekjeprurës (VIDEO)

I lindur në São Paulo, Brazil më 1 janar 1946, Roberto Rivellino (i njohur nga të gjithë si Rivelino) është, padyshim, një nga futbollistët më të fortë në historinë e këtij sporti. Që prej vitit 2004 bën pjesë në listën FIFA 100, të hartuar nga PELE (lista e famshme që rendit lojtarët më të fortë)dhe aktivizohej në krahun e majtë, i aftë për të luajtur edhe si trekuartist falë teknikës së shkëlqyer dhe driblimit vdekjeprurës.

Gjatë karrierës së tij ai numëron më shumë se 470 ndeshje me uniformën e Corinthians, më shumë se 150 me atë të Fluminense, rreth gjashtëdhjetë me Al-Hilal dhe 92 ndeshje me ekipin kombëtar brazilian, duke shënuar rreth 200 gola, duke i bërë tifozët brazilian të çmenden pas tij. Sidomos në vitin 1970, kur Selecao fitoi kampionatin botëror që zhvillohej në Meksikë.

Kontributi i tij në futboll, megjithatë, gjithmonë do të lidhej me në një nga karakteristikat që e veconin nga të tjerët dhe që e bëri të famshëm midis tifozëve të ndryshëm në gjithë botën: Driblimi elastik. Vërtetë mendonit se ky lloj driblimi është shpikur nga Ronaldo dhe Ronaldinho? E pra jo. Babai i vërtetë i kësaj mrekullie është Rivelino. Dhe bëhuni gati të shihni videon, sepse aty do ta kuptoni se braziliani e ka përdorur atë si një armë vdekjeprurëse.

Related posts

SORMANI TAKIM ME DREJTUESIT/ Ja e ardhmja e trajnerit italian te Partizani

Delo.autor

“PSG MË KA NDIHMUAR QË TË RRITEM”/ Mesfushori Verratti: Është fantastike, nuk e prisja kur erdha këtu…

Delo.autor

KUJTON KOHËN E ARTË TEK ARSENAL/ Legjenda Henry: Tek Manchester United na frikësonte një lojtar…

Delo.autor

Leave a Comment