Futboll Sport

Nga PSG tek Everton, klubet në radhë për “luftëtarin” e Argjentinës

PSG dhe Everton janë dy nga klubet e interesuara për mbrojtësin e Manchester United, Marcos Rojo, raporton “The Sun”. Argjentinasi 28-vjeçar është në merkato, pasi “Djajtë e Kuq” duhet të mbledhin fonde për të blerë përforcime mbrojtëse këtë verë.

Përveç Everton dhe PSG, Marseille dhe Zenit St Petersburg, gjithashtu, janë të interesuar për Rojo. Sidomos Zenit St Petersburg është i etur që ta marrë atë në Rusi, në stadiumin ku shënoi golin e famshëm fitues, këtë verë, për ta mbajtur kombëtaren e tij në Kupën e Botës, duke e dërguar në 1/8 finale.

Jose Mourinho është i gatshëm ta shesë 28-vjeçarin për çmimin e duhur, pasi trajneri portugez do ta mbështesë mbrojtjen e tij me një ndryshim të “personelit”. Rojo ka kaluar katër vjet në “Old Trafford” dhe ka rënë dakord për një kontratë të re afatgjatë, firmosur sezonin e kaluar.

Ai pati probleme dëmtimi në sezonin e kaluar dhe Mourinho mund ta lërë atë të largohet. Everton po kërkon një qendër të majtë për sezonin e ri, me Ashley Williams që do të niset për te Stoke. Argjentinasi tashmë e sheh veten pas Chris Smalling dhe Phil Jones, në rolin e tij, dhe nuk ishte pjesë e turneut parasezonal të Amerikës.

Related posts

“ZIKALTËRIT” NDRYSHOJNË LËKURË/ Inter paraqet aplikacionin zyrtar për logon e re, ja versioni përfundimtar… (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SEVILLAS/ Solari: Ai qëndroi 15 minuta në barelë, por bëri një pjesë të dytë fantastike

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Sulmuesi Ngo: Mund të rikthehem tek “Bardheblutë”, ja cila skuadër është favorite

Delo.autor

Leave a Comment