Futboll Premier League Sport

Në javën e fundit të Premier League do të luhet vetëm për parà…

Ka mbetur vetëm një javë për të luajtur në Premier League dhe ekipi kampion është shpallur, gjithashtu ata që do të bien nga kategoria. Janë caktuar edhe ekipet që do të luajnë në Premier League dhe me shumë gjasa Tottenham dhe Liverpool do t’i bashkohet ekipeve të Manchester në Champions League.

Gjithsesi, ka ende shumë për t’u luajtur, sidomos nga ana financiare, për shpërblimet që jepen në bazë të renditjes. Përshembull, West Ham mund të humbasë plot 14 milionë paundë nëse humbet dy ndeshjet e fundit, pasi ata dhe United do të luajnë sonte ndeshjen e parafundit.

Manchester City do të marrë 40 milionë paundë, si ekipi kampion, ndërsa vendi i dytë, që i takon United, do të marrë 38 milionë paundë. Por nëse United humbet ndaj West Ham dhe zbret i treti, atëherë do të humbasë 2 milionë paundë.

Tottenham dhe Liverpool do të diskutojnë mes tyre plot 4 milionë paundë. Por nëse humbasin në javën e fundit ndaj Brighton, “të kuqtë” e Klopp do të humbasin edhe 4 milionë paundë të tjera.

Thuhet se mesi i artë i klasifikimit nuk luan për asgjë, por kjo nuk vlen në Premier League. Newcastle, Crystal Palace, Bournemouth, Watford, Brighton, West Ham do të marrin 10 milionë paundë më pak apo 10 milionë paundë më shumë. Një pafundësi…

Related posts

PO JUSTIFIKON PARAT E HARXHUARA/ Shokët e ekipit i thurin elozhe portierit Alisson

Isa.Autor

Zyrtarët e UEFA-s zbarkojnë papritur te Barcelona për një kontroll blic

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Kërkohej me ngulm nga Tuchel, futbollisti i Barcelonës jep përgjigjen

Delo.autor

Leave a Comment