Bundesliga Futboll Sport

Bayern në telashe, Manchester United dhe Chelsea insistojnë për yllin e bavarezëve

Manchester United dhe Chelsea janë klubet e fundit, që i janë bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin Robert Lewandowski nga Bayern Munchen këtë merkato vere. 29-vjeçari ka nënshkruar me super agjentin Pini Zahavi në një përpjekje për të ndryshuar ambient, pasi kërkon një aventurë të re. Polaku po e tregon gjithmonë e më shpesh dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern, teksa këtë fundjavë ai refuzoi një shtrëngim duarsh me trajnerin Jupp Heynckes, pasi ky i fundit e zëvendësoi në pjesën e dytë kundër Koln.

Real Madridi kryeson garën për të siguruar shërbimet e ish-yllit të Borussia Dortmund, megjithatë edhe United dhe Chelsea kanë shfaqur shumë interes dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të rëndësishme për të nënshkruar me 29-vjeçarin. Gjithsesi legjenda dhe CEO i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge ka insistuar se klubi nuk do të largojë sulmuesin e tyre më të mirë, i cili mbetet nën kontratë deri në vitin 2021. “Askush nuk duhet të shqetësohet për Robert Lewandowski dhe marrëdhëniet me Bayern”, tha Rummenigge për “Kicker”.

“Jam shumë i lumtur që ne ende kemi një kontratë kaq afatgjatë. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, ai do të luajë edhe në sezonin e ardhshëm në Bayern Munich”, shtoi ai. Lewandowski u kritikua ashpër për reagimin e tij pas zëvendësimit në fitoren 3-1 të së shtunës në Koln, pasi nuk pranoi t’i japë dorën Jupp Heynckes. Gjithsesi Rummenigge nuk mendon se Lewandowski duhet të penalizohet për të shprehur veten. “Ju nuk mund ta lodhni në drejtim të reagimit. Ai është një nga më të mirët në botë dhe e dëshmon çdo vit. Nëse ai nuk ka shënuar për disa ndeshje, ky nuk është problem. Unë jam një demokrat i madh, të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre”. Real Madridi duket se është një nga klubet favorite për të nënshkruar me polakun, por tani bën presion edhe United me Chelsea.

Related posts

SUPERIORE/ Spikat derbi Partizani-Tirana, mësoni tre ndeshjet e fundit të vitit 2021

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Agjenti i Lazaros konfirmon lëvizjen nga Gjermania drejt Inter, ja përfitimet

Delo.autor

Ruud Gullit: Mentaliteti i Milan ndryshoi pas asaj ndeshje

Sadik.Autor

Leave a Comment