Futboll Premier League

Rekord me 810 ndeshje, Wenger bëhet “legjendë” në Premier League

Arsene Wenger futet në historinë e Premier League dhe bëhet “legjendë” në profesionin e trajnerit. “Strategu” i Arsenal, në ndeshjen e mbrëmjes kundër Crystal Palace, do të ulet në stolin e “topçinjve” për herë të 810 duke barazuar rekordin e Sër Alex Ferguson te Manchester United.

Të dielën, në ndeshjen kundër West Bromwich, profesori nga Franca, do të drejtojë ndeshjen numër 811 në Premier League më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kampionatit anglez.

Wenger ka fituar një titull në Francë si trajner i Monaco dhe një Kupë të Francës me këtë skuadër. 68-vjeçari ka fituar edhe dy Kupa të Japonisë në stolin e Nagoya Grampus, ndërsa që nga viti 1996 dhe deri më sot ka qenë trajneri i Arsenal.

Në Londër ai ka fituar tre herë titullin kampion, shtatë herë Kupën e Anglisë dhe 7 herë Superkupën e Anglisë. Ai ka një kontratë me klubin e Arsenal deri në qershor 2019, kur do të jetë 70 vjeç.

Related posts

ËSHTË PRANË KALIMIT TEK INTER/ Mesfushori Vidal stërvitet rrugëve të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

“BENZEMAN DO TA VDES NË FUSHË”/ Batuta e Ancelottit: Zëvendësimi? Të jeni të sigurt se kur të vijë dita…

Delo.autor

MASA BEFASUESE TEK FLAMURTARI/ Kufizohet edhe seksi, zbardhen 11 rregullat e trajnerit Troisi

Delo.autor

Leave a Comment