Futboll Premier League Sport

ËNDËRRONTE SPEKTAKLIN E WWE/ Aubameyang plotëson DËSHIRËN e fëmijërisë

Sulmuesi i Arsenal Pierre-Emerick Aubameyang ka plotësuar ëndrrën e tij të fëmijërisë natën e të enjtes teksa ka qenë i pranishëm në O2 Arena të Londrës për të parë spektaklin e fundit të WWE.

Aubameyang kishte fatin të shkonte në prapaskenë për të takuar idhujt e tij, superyjet e WWE. Futbollisti i Gaboni e ka ndjekur këtë sport që kur ishte i ri. Aubameyang iu bashkua Arsenal nga Borussia Dortmund për 70 mln euro dhe ka shënuar 10 gola në 13 paraqitje.

Ai ka qenë titullar në tre ndeshjet e Topçinjve këtë sezon, por akoma nuk ka gjetur golin e parë. Arsenal do të ndeshet me Cardiff ditën e diel dhe ai do të kërkojë të shënojë për të parën herë në këtë sezon të Premier League.

Related posts

U PEZULLUA NË DISFATËN NDAJ “BLUVE TË LONDRËS/ Tottenham apelon kartonin e kuq të Son, ja kush e konfirmon

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Cadiz-Barcelona. Rezultati 0-0

Delo.autor

Suksesi në Botëror ka një prapaskenë, zbulohet sekreti i Anglisë (DETAJET)

Isa.Autor

Leave a Comment