Futboll Seria A

Benatia kërcënon Dybalan: Jam gati të luaj në krah të Higuain

Medhi Benatia, mbrojtësi maroken i Juventus, ka folur për momentin që po kalon skuadra dhe për rolin e tij në arritjen e objektivave të sezonit.  “Kam instinktin e golashënuesit? Ia kam thënë trajnerit… Nëse i duhet një sulmues i dytë, mund të lëviz rreth Pipita-s… Por ideja nuk i ka pëlqyer”, ka thënë Benatia në një intervistë të dhënë për Juventus Tv.

Në lidhje me kombëtaren: “Kualifikimi në Botëror ishte një ëndërr dhe kemi arritur ta realizojmë pas 20 vitesh. Si kapiten i kombëtares kam ndier një përgjëgjësi më të madhe. Pres me padurim të shkoj në Rusi, të marr me vete familjen dhe shpresoj të paraqitem mirë. Herën e fundit që Maroku ka qenë në Botëror ka qenë në France ’98. Në grup kishim Brazilin, Skocinë dhe Norvegjinë dhe Maroku është eliminuar menjëherë. Tani shpresojmë të kualifikohemi”.

Për titullin në Serinë A: “Duhet të vazhdojmë kështu, nëse nuk pësojmë gola na rritet besimi dhe kur jemi 0-0, me lojtarët që kemi në sulm, mund të shënojmë në çdo moment. Rivalët? Napoli do të luftojë deri në fund, por edhe Roma më ka pëlqyer dhe mendoj se ka diçka më shumë se Inter, që mbetet një ekip solid. Gjithsesi, jam i bindur se në mars ose prill, kur do të luhen ndeshjet vendimtare, Juventus do të jetë përpara të gjithëve”, ka përfunduar Benatia.

Related posts

NGA DANI ALVES TEK BALOTELLI/ Ja 2 super formacionet e luksit me parametra zero

Delo.autor

MESFUSHORI PAQUETA MORI KARTON TË VERDHË PËR NJË DRIBLIM/ Neymar: Po i vjen fundi “Joga Bonito” (FOTO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Juventus në zi, ndahet nga jeta lojtari premtues në moshën 17-vjeçare…

Delo.autor

Leave a Comment