Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ/ Afrimi i Gonzalo Higuain shkakton “viktimën” e parë te Chelsea

Chelsea synon të firmosë përfundimisht me Gonzalo Higuain në fund të këtij sezoni, për këtë Alvaro Morata u largua drejt Atletico Madrid duke qenë se për të nuk ka më vend si titullar.

E njëjta situatë është edhe për Oliver Giroud. Francezi ka kontratë me “blutë” deri në fund të këtij sezoni, por tani po kërkon që të gjejë një skuadër tjetër pasi në skuadër u afrua sulmuesi argjentinas.

Kalimi i mundshëm te Barcelona: “Agjenti im është duke u kujdesur për gjërat. Nëse ata janë duke kërkuar një sulmues, ne do të studiojmë mundësitë, qoftë aty apo diku tjetër.

Është e sigurt se nëse Chelsea dëshiron të nënshkruajë një sulmues tjetër [të përhershëm], si Higuain, dh e ardhmja ime do të duket më e zymtë. Në qershor jam praktikisht jashtë kontratës, do të shohim se cili është vendimi më i mirë për t’u marrë”.

Më tej sulmuesi ka shpjeguar se ka qenë e vështirë të pranojë që Sarri preferon Hazard si një 9-sh fals para tij. Prandaj, ai e sheh veten larg Londrës. Nuk përjashtohet një kalim i tij në Francë, aty ka Marseille dhe Lyon janë të interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Sot Tottenham – Man. United në Bilbao, përballë dy ekipet më të dobëta për një finale evropiane

F.autor

NDESHJA VLLAZNIA-TIRANA/ Në “Loro Boriçi” vendos një ndërkombëtar, ja emri

Delo.autor

“DËGJOJ TË PËRMENDEN EMRA CILSORË”/ Trezegue zbulon objektivin numër një të Juventus

Delo.autor

Leave a Comment