Futboll Sport

Spalletti: Dua të fitoj me këtë rezultat kundër Sassuolo-s

Trajneri i Inter-it Luciano Spalletti ka mbrojtur ekipin e tij në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Sassuolo-s të shtunën në San Siro.

Të besuarit e Spalletti-t janë shijuar një ecuri pozitive me 16 ndeshje pa humbur në fillim të sezonit, por një formë e paqëndrueshme duke filluar nga dhjetori ka bërë që Inter të luftojë për një vend mes katër më të mirëve.

Një fitore në shtëpi do t’i siguronte Inter-it një finale me Lazio-n në ndeshjen e fundit për një vend në Champions League, dhe Spalletti mendon se skuadra e tij e ka ngushtuar diferencën në kualitet me ekipet kryesues.

“Po, pasi e dija mirë se cilët ishin kundërshtarët tanë, e dija mirë forcën e Juve, Napoli dhe Roma.

“Vitin e kaluar Inter kishte 16 pikë më pak se Roma, tani numrat tregojnë një histori ndryshe.

“Si trajner, jam i lumtur për mënyrën sesi kemi luajtur. Kemi bërë progres, ka pasur momente që kemi vuajtur por tani jemi shumë pranë të qenurit një ekip i fortë.

“Kemi filluar me një diferencë që duhet të ngushtonim dhe ia kemi dalë. Ndeshja ndaj Sassuolo-s do të jetë si një gjysmëfinale e cila mund të na vendosë në një finale ndaj Lazio-s.”

“Mua më intereson vetëm ta fitoj ndeshjen, ata që mendojnë për goleada nuk kanë luajtur kurrë futboll. Unë dua të fitoj 1-0”, ka thënë Spalletti.

Related posts

Zhang jr: Po krijojnë shumë rrëmujë, por nuk do të na ndalin

Sadik.Autor

LIVE/ Dortmund-Inter. Mbyllet sfida

Delo.autor

NDËRHYRJA E VITIT/ Kualifikueset e Botërorit sollën një kryevepër në ndeshjen Kanada-Kosta Rika (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment