Futboll Sport

“Messi është edhe më i mirë se kur fitonte “Topin e Artë”!”

Lionel Messi ka kaluar dy vjet pa fituar “Topin e Artë”, por sulmuesi i Barcelonës aktualisht është edhe më i mirë sesa kur vlerësohej me çmimin e rëndësishëm individual, tha Pablo Zabaleta.

Argjentinasi e fitoi “Topin e Artë” për herë të pestë në vitin 2015, por në dy edicionet e fundit më i miri është zgjedhur Cristiano Ronaldo. Messi, futbollisti kryesor i Argjentinës, e ndihmoi Barcelonën të fitonte titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, ndërsa në kampionat ka shënuar 34 gola, nëntë më shumë se Ronaldo, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

“Unë mendoj se sot që është 30 vjeç, Messi është shumë më i aftë sesa kur fitonte pesë herë “Topin e Artë, një futbollist shumë më i mirë, – tha ish-mbrojtësi i Manchester City, – Ai është një futbollist unik, ai lloj lojtari që ndoshta nuk do ta shohim më kurrë në futboll. Mendoja se ishte e pamundur të përmirësohet më tej, por ai vazhdon të më habisë. Askush nuk mund ta arrijë.”

Related posts

“E DOMINUAM KAZAKISTANIN, POR S’KEMI LIDERA”/ Trajneri Mema: Në futboll ndodh dhe paparashikueshmëria

Delo.autor

E FUNDIT/ Milan dhe Raiola në tavolinë, merret vendimi përfundimtar për Ibrën

Delo.autor

Barcelona përshpejton një afrim të bujshëm në merkaton e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment