Futboll La Liga Sport

Motra e Ronaldo zbulon sa herë flitet në shtëpi për Lionnel Messin

Nëna e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, dha një intervistë për “Le Magazine”, revistën javore të gazetës franceze “L’Equipe”, në shtëpinë e saj në Madrid. Dolores u shoqërua nga motrat e yllit portugez, Katia dhe Elma, të cilat madje në një moment erdhën për të ndërhyrë në intervistë. Një nga momentet më të veçanta dhe të çuditshme të intervistës është kur nëna e Cristiano u pyet nëse ndihet keq për “Topat e Artë” të Messit. Katia Aveiro, motra e Crisitano, u përgjigj në vend të nënës së saj: “Për Messi nuk flitet në shtëpi, Cristiano e di se pas këtyre dyerve është i qetë dhe se kur ai mbyll derën mbrohet nga këto gjëra”.

Pasioni i Cristiano-s për futbollin vjen nga familja, diçka që e transmeton nëna kur është fjala për të jetuar ndeshjet në Madrid dhe madje për t’i dhënë djalit të saj një këshillë, kur gjërat nuk shkojnë mirë. “Cristiano e di, që nëse jam në stadium, ndjeshmëria ime e madhe mund të shkaktojë telashe. Kjo do të shkaktonte stres dhe preferoj më mirë t’i shikoj ndeshjet në TV. Unë shpesh them ‘Mami, më mirë të rri në shtëpi’. E qortoj? Po, kur luan keq ose bën një gabim, siç mund të bëjë çdo nënë me fëmijën e vet”, rrëfen Dolores. Edhe pse logjikisht ajo tregoi edhe anën e tij simpatike: “Edhe tani ngushëllohet kur është e nevojshme, kur është i trishtuar. Kur diçka nuk është e drejtë, ne e vëmë re dhe e telefonojmë për ta ndihmuar”.

Related posts

I “ÇMENDUR” PAS IDHULLIT TË TIJ/ Shikoni si e FESTON tifozi me aftësi të KUFIZUARA golin e Xherdan Shaqirit (VIDEO)

F.autor

Vedat Muriqi, kampion në Ligën e Parë turke me Rizesporin

Sadik.Autor

DRAMË PËR EMPOLIN DHE MILAN/ Interi me zemër në dorë siguron Championsin

Delo.autor

Leave a Comment