Futboll La Liga Sport

Ivan Rakitic: Triumfet e Realit nuk vlejnë më shumë se tonat

Mesfushori i Barcleonës, Ivan Rakitic, beson se suksesi i mundshëm i Real Madridit në finalen e LIgës së Kampionëve nuk do të nënvlerësonte sukseset e Barcelonës këtë sezon. Barca ka fituar La Ligën edhe Copa del Rey, një triumf i dyfishtë në këto dy gara që sipas shumë kritikëve do të eklipsohej nga fitorja e mundshme e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

“Fitorja e dyfishtë e titullit nuk do të vlente më pak se sa fitorja e një trofeu të Realit në Ligën e Kampionëve. Nuk do të ishte më pak e as më shumë me vlerë”. “Është e vështirë të fitohen dy trofe, sepse gara në një kampionat është më vështirë se në Evropë dhe kur kemi luajtur ndaj Romës nuk është se ne tashmë kemi menduar se jemi në Ligën e Kampionëve”.

“Ne kemi menduar se kemi pasur rastin e mirë, dhe nuk ja dolëm, kjo ishte goditje e rëndë”.“Kapiteni jonë INiesta është ikonë për gjithë futbollin dhe nëse nuk ju pëlqen Iniesta, nuk e pëlqeni as futbollin”, deklaroi Rakitic.Barcelona të dielën takohet me Levanten në La Liga.

Related posts

Manchester City ndalet nga Burnley, kreu mbetet i palëkundur

Q.Autor

AKORDI BARCELONA-ANSU FATI/ Arrihet marrëveshja për rinovim. Ja detajet e kontratës së re…

Delo.autor

“FUTBOLLI NUK ËSHTË TENIS”/ Apeli i Strakoshës: Të kthehemi ata që ishim para pandemisë!

Delo.autor

Leave a Comment