Futboll Seria A

Juventusi jep në huazim lojtarin, 4 ekipe të Serie A vihen në radhë

Juventusi po reflekton për pozicionin e Marko Pjaca-s. Kroati është rikuperuar plotësisht nga operacioni i 31 marsit në gjurin e djathtë dhe pas disa sfidash me skuadrën e të rinjve është rikthyer nën urdhërat e trajnerit Allegri.

Por për të është e vështirë të gjejë një vend titullari në formacionin bardhezi.

Me Botërorin pas dere dhe me objektivin për ta patur në 100% të formës për sezonin e ardhshëm, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mund ta huazojnë lojtarin në një skuadër mike në Serinë A gjatë merkatos së janarit.

Ekipet e favorizuara për të marrë Pjacën janë Sassuolo, Genoa, Bologna e Verona.

Related posts

ITALI-BELGJIKË/ Mesfushori Locatelli: Courtois e quajti një ndeshje të pavlerë? Na duhet neve

Delo.autor

Pas Buffon, Paris SG kërkon një tjetër “yll” të Serie A…

Sadik.Autor

THEMBRA E MALLKUAR! 46 vite më parë, heroi i United dërgoi në ferr “Djajtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment