Futboll Seria A Sport

DËSHTON KALIMI I BRAZILIANIT TEK MANCHESTER CITY/ Joao Cancelo tashmë ka një tjetër pretendent, ja klubi i madh

Po shkon drejt dështimit transferimi i Zhoao Kanselos tek Mançester Siti. Kur dukej se gjithçka po shkonte në rruigën e duhur dhe se mbrojtësi i Juventusit do të vihej në urdhrat e Pep Guardiolës, çdo lëvizje ka stopuar. Shkak është bërë kërkesa e padiskutueshme e bardhezinjve për të mos përfshirë në marrëveshje Danilon.

“Zonja e Vjetër” nuk ka interes për brazilianin e krahut të djathtë, ndërsa nga ana tjetër anglezët kërkonin përfshirjen në marrëveshje të ish-lojtarit të Real Madrid, për të mos paguar në kesh 60 milionët e kërkuar nga kampionët e Italisë për Kanselon. Në këtë mënyrë, tratativat kanë ngecur, pasi qytetarët nuk kërkojnë të shtojnë telashet e fair play-it financiar duke paguar shifrën e kërkuar për mbrojtësin portugez.

Sakaq, duket se Kanselo është i destinuar të largohet nga Torino këtë sezon pasi për luzitanin ka interesim edhe nga Bajerni i Mynihut. Bavarezët kanë nisur të rinovojnë repartin e mbrojtjes teksa deri në këto momente kanë siguruar shërbimet e Pavard dhe Lukas Hernandez, të dy kampionë Bote. Megjithatë, rekordmenët gjermanë duhet të përmbushin kërkesën e Juventusit prej 60 milionë eurosh.

Related posts

ROSSI REALIST/ U rrëzova për fajin tim, do kish qenë fitorja më e bukur e karrierës

Isa.Autor

Suksesi në Botëror ka një prapaskenë, zbulohet sekreti i Anglisë (DETAJET)

Isa.Autor

ÇËSHTJA E “FANTAZISTIT”/ Ozil do të largohet nga Arsenal, përgatitet për transferimin e bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment