Futboll Sport

Lushnja për rekord, 75 gola të pësuar në 33 javë

Lushnja e këtij edicioni ka pësuar një shifër rekord golash. Kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i kampionatit, porta verdhejeshile njeh plot 75 gola të pësuar. Portieri 36-vjeçar Mikel Spaho është aktivizuar në 20 ndeshje të plota dhe dy ndeshje të pjesshme. Në javën e pestë me Kukësin dhe në javën e 15-të me Skënderbeun, në të cilat është ndëshkuar me kartonë të kuq. Në total ka luajtur 1931 minuta dhe ka pësuar 43 gola. Ndërsa Ibrahim Bejte është aktivizuar në 11 ndeshje të plota dhe në 1 ndeshje të pjesshme. Në total ka luajtur 1031 minuta dhe ka pësuar 31 gola.

Sulmuesi Mikel Canka është detyruar të luajë si portier 8 minuta dhe ka pësuar vetëm 1 gol. Laçi – Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, ka marrë vetëm një pikë në shtatë ndeshje që ka drejtuar Lushnjën në këtë pjesë të mbetur të sezonit verdhejeshil. Tashmë, lushnjarët po përgatisin ndeshjen me kurbinasit, që do ta luajnë të dielën pasdite. Në lidhje me takimin e nesërm foli tekniku i lushnjarëve, Ilir Gjyla: “Është një ndeshje e radhës. Ashtu si në çdo takim, do të japim maksimumin e mundësive tona. Të bëjmë një ndeshje të kujdesshme dhe të mos gabojmë. Të fitojë ekipi më i mirë.

Patjetër që edhe në këtë ndeshje do të promovojmë lojtarë të rinj”, u shpreh trajneri Gjyla. Te lushnjarët do të rikthehet kapiteni Fatjon Sefa pas skualifikimit njëjavor. Por, do të mungojë përsëri sulmuesi Brunild Pepa, që është dënuar dy javë nga Komisioni i Disiplinës. Përveç futbollistëve që kanë dëmtimeve të gjata, te Lushnja vijojnë të jenë të dëmtuar mbrojtësit Ledion Ruço dhe Elvis Prençi.

Trajneri Gjyla pritet të thërrasë pesë futbollistë nga ekipi U-19. Laçi mund të jetë skuadra e pestë që e mund Lushnjën katër herë brenda një kampionati. Më parë, me verdhejeshilët e kanë bërë Vllaznia, Flamurtari, Kukësi dhe Skënderbeu.

Related posts

“ELBASAN ARENA” SHPËTIM/ Gjysma e skuadrave të Kategorisë Superiore do ta përdorë si shtëpi

Delo.autor

Panucci e nis me zvendesime. Del Qaka dhe Roshi, në lojë Lilaj dhe Manaj 

Sadik.Autor

Revulucion te Juventus/ Bardhezinjë bëhen gati për largimet, ndrysho gjysma e ekip

Sadik.Autor

Leave a Comment