Bundesliga Futboll Sport

E ardhmja e mbrojtësit Mavraj, Bild zbulon versionin gjerman

Situata e mbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavraj, te skuadra gjermane e Hamburger-it nuk është më e mira e mundshme, madje është shumë e keqe. Shqiptari nuk është në planet e trajnerit Christian Titz dhe është i dënuar për t’u stërvitur me ekipin e 21-vjeçarëve të skuadrës gjermane. Shqiptari pati probleme të forta me teknikun e parë dhe i shprehu hapur pakënaqësinë e tij te drejtuesit e klubit. Këta të fundit nuk i pranuan këto kritika dhe i dhanë të drejtë numrit një të stolit. U bë dëshira e trajnerit, Mavraj u dënua që të stërvitej me ekipin e të rinjve. Shqiptari e pranoi këtë vendim dhe po pret deri në verë që të largohet përfundimisht nga klubi gjerman.

Prestigjiozja gjermane “Bild” ka shkruar në lidhje me situatën e mbrojtësit 31-vjeçar. “Mergim Mavraj (31), i cili u dëbua nga Titz në ekipin U21, duhet të bëjë gati valixhet. Lojtari i kombëtares së Shqipërisë, që kontrata i skadon në vitin 2019, duhet të kërkojë një klub të ri nëse dëshiron të luajë futboll sërish. Ai duhet të gjejë ekip në verë, pasi nën urdhrat e Titz nuk mund të luajë”, – shkruan Bild. Gjermanët e bëjnë të kryer largimin e shtatlartit nga skuadra e Hamburger-it, por të ardhmen e tij nuk e di askush. Mavraj është vetë i pavendosur, pasi ka hedhur grepat në shumë vende, madje mund të çudisë me zgjedhjen e tij.

E ardhmja – Burime të besueshme të Eduasportin.com pranë lojtarit të Shqipërisë bëjnë me dije se Mavraj përveç Gjermanisë, po sheh dhe për pista të tjera. Ai nuk e ka problem të largohet nga shteti gjerman nëse merr një ofertë të mira. Ai ka biseduar me disa menaxherë dhe u ka parashtruar dhe pistën e Turqisë, por nuk përjashton dhe arritjen e ndonjë marrëveshje në Greqi dhe Portugali. Dy pista paksa “abstrakte” për të, por që mund të jenë përfundimtare.

Related posts

MILAN KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ “Kuqezinjtë” nisin kontaktet për talentin e Barcelonës…

Delo.autor

“DIVORCI” I YLLIT ME ARGJENTINËN/ Raymond Domenech ironik: Higuain duhej të ishte kthyer në…

Delo.autor

FAZA PËRGATITORE E DIMRIT/ Teuta shpalos programin 2020, ja axhenda e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment