Futboll Premier League Sport

Massimiliano Allegri firmos me Arsenalin?

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Arsenalit.

Me këtë titull “bombastik” ka dal sot gazeta angleze “The Times” që thekson se Arsenali e ka gjetur zëvendësuesin e Arsene Wenger dhe ai është trajneri aktual i Juventusit, Allegri.

Madje, po sipas kësaj të përditshme, 50 vjeçari ka rënë dakord dhe në parim me “topçijtë” duke shtuar se ata kanë bërë një hap të madh përpara në negociatat dhe kanë diskutuar tashmë pjesëtarët e stafit, transferimet dhe strategjinë me agjentin e tij.

Megjithatë, shumica e mediave italiane tani besojnë se Allegri do të qëndrojë tek Juventusi për të paktën edhe një vit tjetër.

Allegri ka qenë prej kohësh i lidhur me stolin e Arsenalit pasi Arsene Wenger njoftoi se do të largohet në fund të sezonit.

Related posts

WATFORD-ARSENAL/ “Topçinjtë” kalojnë në avantazh, shënon Aubameyang

Delo.autor

FENOMENAL/ REKORD pas REKORDI: RONALDO pushton edhe GOOGLE në…

Isa.Autor

NIS “LUFTËN” ME UEFAN/ Manchester City merr avokatin që bllokoi Brexit, ja sa e paguan

Delo.autor

Leave a Comment