Futboll Sport

Frank Lampard nis karrierën si trajner, firmos në Championship

Frank Lampard do të jetë trajneri i Derby County për 3 sezonet e ardhshme. Ish-mesfushori i Chelsea dhe kombëtares angleze ka arritur akordin me skuadrën e Championship dhe ditën e sotme ka dal në një konferencë për shtyp ka është shprehur mjaft i ngazëlluar për këtë vendim të karrierës së tij.

Jam i ngazëllyer për të bërë lëvizjen time të parë në menaxhim me një klub me një traditë dhe histori të tillë të madhe.Kam shpenzuar kohë të konsiderueshme duke diskutuar rolin dhe objektivat e klubit me Kryetarin Mel Morris dhe bordit.

“Kjo është puna ime e parë si menaxher, por unë kam qenë duke punuar në këtë drejtim për një kohë të gjatë. Unë kam punuar me disa nga trajnerët më të mirë në botë dhe jam i bindur në aftësitë e mia dhe ato të ekipit përreth meje.

“E di që nuk do të jetë e lehtë menaxhimi i një ekipi futbolli, por unë jam këtu për të punuar shumë. Unë jam me të vërtetë në kërkim të sfidave.”- deklaroi Lampard.

Mesfushori ka një karrierë të pasur futbollistike, pasi është aktivizuar me skuadra si West Ham United, Chelsea, Manchester City dhe Neë York City. Lampard u shfaq si një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të suksesshëm të gjeneratës së tij. Tek londinezët e Chelsea ai arriti kulmit, ku arriti të shpallet 3 herë lojtari më i mirë i klubit. Gjithashtu, ai është golashënuesi më i mirë i klubit, me 211 në të gjitha garat.

Ndërkombëtarisht ai përfaqësoi Anglinë në tre finalet e Kupës së Botës dhe Euro 2004.

Related posts

MOMENTE NERVOZIZMI PAS SFIDËS/ Futbollisti i Arsenal acarohet me lojtarin shqiptar për simulimin me kokë (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Southgate rinovon me Anglinë, trajneri i “3 luanëve” ka firmosur deri në…

Isa.Autor

Formacionet e mundshme, Teuta-Lushnja/ Bregdetarët pa Moçkën, Lushnja nuk ndryshon

Sadik.Autor

Leave a Comment