Futboll Premier League Sport

Chelsea përgatit 100 milionë euro për “yllin” e Real Madrid

Chelsea po përgatitet seriozisht për një ofertë të bujshme për “yllin” e Real Madrid, Marco Asensio, duke mposhtur konkurrencën e Manchester United.

Futbollisti i Spanjës konsiderohet si një nga lojtarët më premtues në Europë dhe është gati të largohet nga “Stantiago Bernabeu”, duke qenë se nuk po gjen një vend si titullar te skuadra e Zindine Zidane. Chelsea, që ndoshta mund të humbasë shërbimet Eden Hazard, është gati të investojë te një tjetër mëngjarash.

Sipas “Don Balon” drejtuesit e Chelsea kanë vendosur të shpenzojnë rreth 100 milionë euro në verën e ardhshme dhe pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për të bindur Real të heq dorë nga Asensio.

Për Asensio është interesuar edhe Manchester United, por kuotat e “djajve” ranë ndjeshëm në momentin që morën Alexis Sanchez.

Related posts

MASAT KUNDËR COVID-19/ UFC hap dyert për fansat, numër i limituar për duelin McGregor-Poirier

Delo.autor

KRIZA TEK “KATALANASIT”/ Barcelona do të kërkohet sërish ulje e rrogave…

Delo.autor

ME 6 MIJË TIFOZË NË KRAH/ Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli

F.autor

Leave a Comment