Futboll Sport

Zbulohet letra që Armand Duka i ka dërguar Arta Markut, ai i kërkon…

Vitet e fundit futbolli shqiptar është akuzuar për pazare dhe trukime rezultatesh, por ende nuk është marrë masë ndaj askujt dhe asgjë nuk është zbuluar.

E për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dërguar një letër Kryeprokurores Arta Marku, ku i kërkon një takim, për të diskutuar rreth trukimneve në futbollin vendas.

Letra e Federatës, drejtuar Kryeprokurores:

“Federata Shqiptare e futbollit, duke pasur si qëllim të përhershëm mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të futbollit shqiptarë, është gjithnjë në përpjekje për të luftuar fenomenet apo praktikat joetike që dëmtojnë imazhin e lojës së futbollit në përgjithësi. Fatkeqësisht, me mjetet e kufizuara në dispozicion të drejtësisë sportive, këto përpjekje nuk kanë qenë gjithnjë frytëdhënëse. Me vullnetin për të përmirësuar situatën aktuale, por edhe për të vendosur një urë konstante bashkëpunimi midis dy institucioneve tona, kërkojmë një takim për të ndarë me ju disa prej problematikave që FSHF has në aktivitetin e saj.”

Në Shqipëri, Prokuroria nuk ka zbuluar asnjë rast trukimi në futboll, edhe pse rastet e dyshimta kanë qenë të shumta.

Related posts

KAOS NË SFIDËN DERBI/ Tifozët hynë në fushë dhe godasin arbitrin, gjakoset dhe portieri

F.autor

KONTRATA GATI/ Ja çfarë i kërkoi pasuesi i Panuccit presidentit Duka

Delo.autor

DËMTIMI I SULMUESIT ARGJENTINAS/ Guardiola: Aguero rrezikonte të mungonte një muaj, po ta bënte këtë…

Isa.Autor

Leave a Comment