Kategoria Superiore Shqipëri

Lena largohet zyrtarisht nga Teuta, Gjoka e do te Vllaznia

 Nijas Lena dhe Teuta janë ndarë zyrtarisht. Kapiteni i durrsakëve ashtu siç u paralajmërua dhe nga Supersport i dha fund aventurës së tij me “Djemtë e Detit”, pas një faze të parë problematike për ekipin durrsak.
Lena, që firmosi me Teutën në verë, pritej të arrinte objektiva të rëndësishëm me klubin bregdetar, por rezultatet nuk ishin ato që priteshin dhe përveç trajnerit Magani, që u zëvendësua nga Stavri Nica, u përfol se do të largoheshin dhe disa lojtarë, mes të cilëve dhe Lena. Me durrsakët, Lena luajti 15 ndeshje nga 16 të zhvilluara në Superiore, duke shënuar dhe dy gola, një përballë Kukësit në humbjen 4-2 dhe një tjetër në fitoren 2-1 me Luftëtarin.
Gjithsesi, ofertat nuk mungojnë për 31-vjeçarin, teksa disa klube të superligës kosovare kanë shfaqur interes për të, por gjithashtu edhe Vllaznia nga Kategoria Superiore. Nëse do të zgjidhte për të vazhduar karrierën e tij te shkodranët, Lena do të bashkohej me ish-trajnerin e tij te Kukësi, Ernest Gjoka, megjithatë diçka më tepër sa i përket të ardhmes së mesfushorit do të mësohet në ditët e para të janarit.

Related posts

“OBJEKTIVI YNË ËSHTË VENDI I PARË”/ Ramadani: Ndaj Kosovës e morëm seriozisht, rotacioni nuk është problem

Delo.autor

NDËRPREU AKORDIN ME KLUBIN PORTUGEZ/ Tirana gati firmën me zbulimin e sezonit të kaluar në Superiore

Delo.autor

“PLAS” SHERRI NË FUNDIN E NDESHJES/ Obanor godet me stil “kung-fu” futbollistin e Vllaznisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment