Futboll La Liga Sport

Dembele “shtang” Barcelonën, shumë pranë rekordmenve gjerman

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele ka përfunduar në radarin e gjigantit gjerman, Bayern Munich.  Dembele u transferua gjatë verës së kaluar te Barcelona nga Borussia Dortmund për një shifër rreth 140 milionë euro.

Skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë pasi shumë gjigantë evropianë e duan në radhët e veta Dembelen.Sipas “Don Balon”, Bayern Munich është skuadra e fundit që i është bashkuar anësorit francez.

Bayern Munich është i interesuar të ripërtërij krahët e sulmit dhe thuhet se ka gati 100 milionë euro për ish-yllin e Dortmundit.

Përveç Bayernit, interesim për Dembelen kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze, Liverpooli e Arsenali dhe francezët e Paris Saint-Germain.

Related posts

NXITI KAMARIERIN TË HIDHEJ NË DET ME MOTOR/ Balotelli nën hetim nga policia italiane (VIDEO)

Delo.autor

“FANELLA E SKËNDERBEUT ËSHTË E RËNDË”/ Presidenti Takaj: Po merremi me transferimin e sulmuesit…

Delo.autor

Neymar e merr seriozisht ndeshjen me Meksikën, stërvitet me një… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment