Futboll Sport

Rikthehet SUPERLIGA, zbuloni përballjet e javës së 34-të të kampionatit për ditën e sotme

Sot do të zhvillohen të pesta takimet e Superligës, të vlefshme për javën e 34-tët të kampionatit. Laçi pret Lushnjen në shtëpi, ndërsa Skënderbeu ka përballë durrsakët.

Luftëtari udhëton në transfertë ndaj Kukësit, sikurse dhe Vllaznia ndaj Partizanit. Ndeshja e fundit, por jo më pak e rëndësishme është ajo mes Kamzës dhe Flamurtarit. Të gjitha sfidat e ditës së sotme janë caktuar të luhen në orën 17:00.

Të gjithë sportdashësit do të kenë mundësinë të përjetojnë emocione dhe të shijojnë golat e përballjeve të ditës së sotme, që për disa prej skuadrave, ku përmendim Vllazninë, Teutën dhe Kamzën janë mjaft deçizive, pasi varet fati i mbijetesës ose në të kundërt rënien nga kategoria.

Ndërkohë që Partizani dhe Laçi, ndjekur pas nga Flamurtari “luftojnë” mes tyre me shpresën e sigurimit të një “bilete” për në Europë.

Related posts

United e gjen në Real Madrid pasuesin e Michael Carrick

Q.Autor

ALLEGRI LËSHON ALARMIN/ Po fitojmë, por pësojmë shumë gola

Isa.Autor

ÇUDITË NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ 10 mijë tifozët e ish-klubit të Premier nderojnë patokun e ngordhur Keith

Delo.autor

Leave a Comment