Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA MILAN NË VERË/ Mesfushori Mauri: Aty rrëmuja vijon prej vitesh, merren vendime dhe…

Pas tri vitesh te Milani, vjet Josè Mauri zgjodhi Tajeres Kordobën si etapë të re të karrierës së tij. Teksa 18-vjeçar shkëlqente në radhët e Parmës, shumë klube u vendosën në gjurmët e djaloshit që konsiderohej nga të gjithë si Gatuzo i ri.

jose-mauri-milan_ds4p2ft53l1h16jc559f40dck

Argjentinas, por me pasaportë italiane, djaloshi nuk i ka harruar kuqezinjtë e sidomos rrëmujën që e ka shoqëruar gjatë përvojës së tij në klub ku për shumë arsye ai nuk arriti të respektonte pritshmëritë e shumta.

“Një dhomë zhveshjesh si ajo e Milanit doemos të rrit. Ende e kujtoj Mihajloviçin që pas ndeshjeve na kërkonte mendime. Donte të kuptonte se sa kishim mësuar, ndaj edhe nga pankina isha i fokusuar në çdo aspekt.

Por ç’mund të thosha unë si 19- vjeçar? Milani vazhdon të jetë në vështirësi dhe kjo vjen si pasojë e rrëmujës që mbizotëron në klub prej kohësh. Aty merren vendime që nuk ndiqen deri në fund. Kjo situatë ndikon te lojtarët që mund të hutohen për shkak se nuk dinë çfarë po ndodh”, tha Hoze Mauri për “tuttomercato”.

Related posts

Allegri i frikësuar: “Man United është një ekip, që është ndërtuar për të fituar…”

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk bën pjesë në planet e Ancelotti-t, ndizet derbi Inter-Milan në merkato për…

Delo.autor

ZHDUKET “VAR” DHE DO KRYHEN 5 ZËVENDËSIME/ Ja sesi Premier League kërkon të mbyllë sezonin

Delo.autor

Leave a Comment