Futboll Sport

Kategoria Superiore gati për betejat e radhës, trajnerët përzgjedhin ”luftëtarët”

Gati të nisin ndeshjet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore, ndërkohë që trajnerët kanë përzgjedhur edhe lojtarët që e nisin nga minuta e parë. Në “Selman Stërmasi” trajneri i Partizanit Klevis Dalipi ka bërë disa ndryshime. Ibrahimi është kthyer në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërkohë që Culum e Trashi me probleme gjashtë javës e nisin nga stoli. Mala dhe Telushi janë titullarë, ndërkohë që edhe Abdurahimi luan nga fillimi.

Vllaznia ka bërë gjithashtu lëvizje. Orelesi me Krymin ndërtojnë “digën” para mbrojtjes, kurse Pjeshka ka zënë vendin e Berishës. Ribaj i ka lënë vendin Çinarit. Në Kamzë ka dy dilema, pasi Frashëri e Idrizaj kanë probleme dhe do provohen në stërvitje. Te Flamurtari mbrojtja ka ndryshuar. Veliu është postuar në të majtë dhe Bicaj me Pollozhanin luajnë në qendër. Touncara dhe Camara do mbështesin nga krahët Busic në sulm.

Skënderbeu ka bërë revolucion në formacion, ndërsa te Teuta nuk ka ndonjë ndryshim madhor. Dedic luan në vend të Lajthisë. Në Laç mungojnë Kallaku e Eskerda të dëmtuar, kurse Qaqi është i pezulluar me kartonë. Lulaj e nis titullar, ndërkohë që rikthehet Uzuni. Te Lushnja i gatshëm është Sefa, që mungoi ndeshjen e kaluar. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 34
Skënderbeu-Teuta
Skënderbeu:
 Teqja, Dita, Sambou, Osmani, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Vila, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Teuta: Moçka, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Dedic, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Partizani-Vllaznia
Partizani:
 Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kalari, Mala, Telushi, Asani, Bardhi, Abdurahimi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Pjeshka, Mersini, Krymi, Orelesi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Laçi – Lushnja
Laçi:
 Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Bushi, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Lushnja: Bejte, Magani, Korreshi, Marku, Mone,  Taullau, Gava, Alushi, Branica, Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Kukësi-Luftëtari
Kukësi: Koliçi, Zderic, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Ethemi, Guri. Trajner: Peter Pacult
Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Beqiri, Jakovljevic, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Bregu, Lamçja, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Kamza-Flamurtari

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Idrizaj (? – Agalliu), Malaj, Zefi, Ymeraj, Plaku, Fukui, Fili. Trajner: Julian Ahmataj
Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Veliu, Deliaj, Useini, Camara, Muarem, Touncara, Busic. Trajner: Petraq Bifsha

Related posts

FUND I PABESUESHËM NË TUNIZI-MALI/ Ndeshja mund të përsëritet pas gafës së arbitrit (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Vllaznia dhe fati i 100 vjetorit të klubit që ndodhet në buzë greminës

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA ANCELOTTI/ Florentino Perez hidhet në sulm për yllin e Juventus, ofron dy lojtarë dhe para

Delo.autor

Leave a Comment