Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Spanjë, Bottas e Verstappen në podium, zhgënjen Vettel

Lewis Hamilton ka fituar garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Katalonjës (Barcelonë), suksesi i dytë radhazi për pilotin britanik të Mercedes. Një garë e dominuar nga piloti britanik, që e nisi atë nga “pole position” dhe nuk e lëshoi kreun deri në fund, falë edhe një strategjie të mirë. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas, ndërsa në vendin e tretë u rendit Max Verstasppen me Red Bull, që edhe pse garoi për më shumë se 15 xhiro me një makinë të dëmtuar në turirin e saj, arriti të lërë pas Sebastian Vettel me Ferrari, i katërti.

Një garë që nuk dhuroi atë spektakël si ato të fundit, me pak parakalime dhe e mërzitshme, e dominuar nga pilotët e Mercedes, ndërsa Ferrari ishte shumë e avashtë, duke mos rivalizuar dot për fitore, madje as për podiumin. Strategjia e gabuar me dy ndalesa e “kokëkuqes” bëri që Vettel të mos ngjitet në podium, duke qenë larg kreut. Një Mercedes e rilindur në pistën e Katalonjës me të dy pilotët e saj, ndërkohë që edhe Red Bull ishte e shpejtë.

Related posts

MOMENTE PANIKU PËR TIFOZËT E ATALANTËS/ Avioni me të cilin udhëtonin bëri ulje të detyrueshme, ja shkaku…

Delo.autor

Kuotat e basteve / Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë

Sadik.Autor

LUAN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Shqiptari shënon që në ndeshjen e parë, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment