Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Inzaghi: Meritonim më shumë. De Vrij ndaj Interit? Të shohim

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi u shfaq i zhgënjyer për mungesën e fitores në transfertën e sotme ndaj Crotones, por theksoi se skuadra nuk do të dorëzohet,pasi do ta sigurojë Championsin ndaj Interit, në javën e fundit.

“Më vjen shumë keq që humbëm kaq shumë raste teksa goditëm edhe traversën, por fati nuk ishte në anën tonë për takimin e sotëm. Duhet të kishim fituar për të mos lënë asgjë për javën e fundit, por besoj te skuadra ime dhe mund të sigurojmë Championsin në ndeshjen ndaj Interit. Do të futemi për fitore, duke pasur parasysh që kemi në favor edhe barazimin, ndaj besoj se do t’ia dalim”, deklaroi Inzaghi.

Trajneri i bardhekaltërve foli edhe për temën më të debatueshme të ditëve të fundit, aktivizimin e mbrojtësit holandez De Vrij, që sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet pikërisht Interit.

“De Vrij është një profesionist i vërtetë dhe këtë e tregoi edhe sot. Jam shumë i kënaqur me performancën e tij dhe i lumtur që e kam stërvitur, pasi është një lojtar që kërkon të lërë gjurmë kudo ku luan. Sa i përket ndeshjes së fundit, do të bëj vlerësimet e mia, pasi është një vendim që më takon vetëm mua si trajner i skuadrës. Të shohim se si do të jenë edhe lojtarët e tjerë të repartit”, tha Inzaghi, duke lënë të kuptohet se De Vrij vështirë se mund të zbresë në fushë të dielën e ardhshme.

Download WordPress Themes Nulled and plugins.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ BAYERN VENDOS për James Rodriguez, ja ç’do të bëjë me të

Isa.Autor

HISTORIKE/ Befasi e madhe në Argjentinë, fiton titullin e parë pas 116 vitesh

Delo.autor

PAS KUALIFIKIMIT NË CONFERENCE LEAGUE/ Teuta “sfidon” mosbesuesit: Ne jemi kampionët

Delo.autor

Leave a Comment