Futboll Sport

Begeja nuk e diskuton mbijetesën, Daja tregon arsyet e humbjes

Pas suksesit në Korçë kundër Skënderbeut, Teuta praktikisht ka siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore, pasi është pesë pikë larg vendit të parafundit që mbahet nga Vllaznia, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje. Në përfundim të takimit trajneri Gentian Begeja deklaroi, se diferencën e bëri motivi që skuadrat kishin.

“Skënderbeu luajti këtë javë me lojtarë me më pak minuta dhe ne këtë aspekt e kemi shfrytëzuar. Sot luajtëm futboll, shënuam dhe bëmë 3 gola, që ishin jashtë parashikimeve të mia. Mendoj se akoma s’ka mbaruar lufta, por sezonin tjetër jemi në Superiore. Ne kemi pasur motivim më shumë se kundërshtari, pasi Skënderbeu tashmë është kampion. E shfrytëzuam mirë mundësinë që na u dha, pasi do ishte tjetër muzikë nëse do luanin titullarët. Diferencën e ka bërë motivimi”, tha fillimisht 44-vjeçari.

Mbijetesa – “Matematika nuk na lejon të themi se kemi shpëtuar, pasi kemi edhe dy ndeshje, por me një rezultat pozitiv në ndeshjen e ardhshme shpëtojmë zyrtarisht”.

Nga ana tejtër trajneri Ilir Daja deklaroi se Skënderbeu e kishte mendjen më tepër te festa, ndërsa theksoi se në këtë ndeshje do t’u jap një mundësi lojtarëve të solit për të parë se kush prej tyre do të qëndrojë në sezonin e ardhshëm.

“Ndoshta nuk kishim obejktivin kryesor për ta fituar ndeshjen, pasi fituam titullin dhe më tepër mendin e kemi patur mendjen te fests. Gjithsesi nuk është se bëm një lojë të keqe, por Teuta kishte më tepër uri për ta fituar ndeshjen. Fokusi ynë ka qenë të lojtarët që kanë patur më pak minutazh, për të parë se kush do të jetë pjesë e Skënderbeut edicionin e ardhshëm”.

Rekordi 78 pikë – “Nuk e dija këtë rekord, por në ndeshjet e fundit do të luajnë të gjithë ata lojtarë që kanë patur pak minuta në dispozcion.

Humbja rotacion – “Nuk është një ndeshje për t’i kaluar përgjegjësit te lojtarët e mi. Nuk është se këto lojtarë nuk kanë cilësi, pasi unë i kam marrë këtu, por impenjimi në Europa League dhe në kampionat ka bërë që këta të lojtarë të qëndrojnë më tepër në stol. Ne duhet të punojmë më shumë me këta lojtarë, që të jenë pjesë e grupit”. 

Related posts

KORONAVIRUSI NUK NDAL JUVENTUSIN/ Kampionët e Italisë gjunjëzojnë Interin dhe ngjiten në krye

Delo.autor

MILAN PO “FLUTURON” NË KAMPIONAT/ Administratori Gazidis: Maldini po bën një punë të jashtëzakonshme për të rikrijuar një…

Delo.autor

RUSI 2018/ Kore e Jugut-Gjermani, ndeshja që mund të vendoset nga një penallti

Sadik.Autor

Leave a Comment