Futboll Sport

Petraq Bifsha: Kamza e meritoi fitoren, sezon i dështuar

Trajneri i Flamurtarit, Petraq Bifsha, foli pas ndeshjes së humbur me Kamzën me rezultatin 1-0. Ai nuk është i lumtur me skuadrën e tij dhe mendon se nuk zhvilloi një sfidë të mirë. “Ishim përgatitur për të marrë pikë në këtë ndeshje dhe për të ecur përpara dhe për të kapur Europën por kemi probleme në planin psikologjik. Bëmë një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë duke vënë në vështirësi kundërshtarin. Në pjesën e dytë patëm një shpërfytyrim dhe fitoi Kamza, fitore të cilën e meritoi.

Jemi të kënaqur se kemi 45 pikë edhe pse është një sezon i dështuar pasi kishim si objektiv Europën dhe tashmë kemi ndeshje ndaj Partizanit e Kukësit, por do të jemi më të lirshëm psikologjikisht.

Kishim momente që ndërruam skemat në fushë dhe kishim mundësitë tona, por ishte kundërshtari ai që arriti të shënonte gol. Në fund filluam të bënim aventurë dhe duke parë se Kamza donte fitoren, vonoi lojën”, – përfundoi Bifsha.

Related posts

SKANDAL ME “PULLË TË KUQE” NË RUSI/ Sulmuesi Dzyuba shikon ish-të dashurën në tv dhe nuk… përmbahet (VIDEO)

Delo.autor

“ZONA ZERO”/ “Tërmet” në futbollin belg, drejtues, menaxherë e drejtues rrezikojnë burgun

Delo.autor

E BUJSHME/ Deklaratë shokuese nga Bonucci, ofendon nga nëna tifozët e Milanit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment