Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mohamed Salah: Një moment i veçantë për mua

Mohamed Salah ka thënë se fitorja e Këpucës së Artë në sezonin e parë te Liverpool ka qenë një moment tepër i veçantë për të.

I ka shënuar 32 gola në sezonin e tij fantastik teksa Liverpool ka shkatërruar Brighton 4-0 në Anfield të dielën për të siguruar kualifikimin në Champions League.

Egjiptiani ka shënuar dy gola më shumë se Harry Kane i Tottenham, i cili e kishte fituar Këpucën në dy sezonet e fundit.

“Është një ditë shumë e veçantë për mua,” shprehet Salah për Sky Sport.

“Synimi im është të ndihmoj ekipin të fitojë ndeshje, tani jemi në finalen e Champions League dhe kam fituar çmimin, kështu që jam shumë krenar.

“Po mundohem të përmirësohem çdo vit kështu që jam i lumtur. Është e veçantë të thyej rekordin këtu në Angli.”

Related posts

JUVE NGRE TROFEUN/ Interi siguron vendin e dytë, por trondit Conte: Klubi s’na mbrojti! Imobile thyen dyshen Ronaldo-Mesi

Delo.autor

“NUK KUSHTOJ KAQ SHUMË”/ Sulmuesi Realit kërkon ulje çmimi për t’u larguar

Delo.autor

Bayern Munich mohon interesimin për portierin që shkëlqeu në Botëror…

Isa.Autor

Leave a Comment