Futboll Seria A Sport

Rusi 2018/ Menaxherët po tentojnë të ndikojnë në listat e Botërorit

Me Botërorin në prag, fillojnë edhe polemikat e para. Trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr, ka akuzuar se disa agjentë janë përpjekur të ndikojnë në përzgjedhjen e lojtarëve të ekipit kombëtar përpara ditës së hënë, që është afati i fundit për të publikuar listën paraprake me 32 lojtarë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi. Rohr, ish-mbrojtësi i Bayern Munchen, ka pranuar se ka pasur një presion të vazhdueshëm nga këta agjentë, pasi mendohet se çmimi i klientëve të tyre do të rritet nëse ato do të përfshihen në këtë listë.


Megjithatë, Rohr e ka bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend të braktisë lojtarët që e kualifikuan Nigerinë në Rusi.Në intervistën për Channel TV, ai deklaroi: “Disa agjentë më telefonojnë ose më dërgojnë mesazhe për lojtarët e tyre, në mënyrë që unë t’i grumbulloj. Ata përpiqen të bëjnë gjeste të ndryshme, por në fund tërhiqen sepse e shohin se unë nuk e pranoj propozimin e tyre. Unë nuk kam qenë kurrë nën presion, kurrë nuk më kanë ofruar para për të grumbulluar një lojtar, sepse ata e njohin reputacionin tim, 45 vjet në futbollin profesionist dhe nuk e kam bërë kurrë këtë gjë”.

Related posts

DEKLARATA E PIQUE NDEZ DERBIN “KATALANAS”/ Trajneri i Espanyol ironik: Disa vlera janë më të rëndësishme se…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Fanella e re e kampionëve të botës përpihet brenda 3 orësh “Adidas” së fundmi ka prezantuar fanellë (VIDEO)

F.autor

SFIDA FINALE NDAJ BRAZILIT PËR “COPA AMERICA”/ Skaloni: Të fitojmë për Messin dhe për veten

Delo.autor

Leave a Comment