Futboll

Mario Mandzukic dhe Edin Dzeko kanë refuzuar oferta shumë të majme nga Kina

Mario Mandzukic dhe Edin Dzeko kanë refuzuar oferta shumë të majme nga Kina, raportojnë mediat italiane.

Mandzukic, 31-vjeçar, ka refuzuar oferta nga skuadrat Beijing Guoan, Tianjin Quanjian dhe Shaghai Shenhua, si dhe së fundmi një nga Hebei Fortune, përkundër faktit se i ishte ofruar një pagë vjetore prej 15 milionë euro në një kontratë me kohëzgjatje dyvjeçare.

Megjithatë, kroati ka për qëllim të vazhdojë me Juventusin.

Ndërkohë, edhe Edin Dzeko dëshiron të qëndrojë te Roma. Corriere dello Sport raporton se klubi meksikan Monterrey dhe dy skuadra kineze janë të interesuara për Dzekon, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë atij kontratë trevjeçare me pagë vjetore në vlerë 12 milionë euro.

Por, boshnjaku nuk e ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti italian.

Related posts

EUROPIANI I PAZAKONTË PËR MBAPPE/ Ylli francez: Dua të heq…maskën!

F.autor

​Barcelona e rekordeve, dy vite pa u akorduar asnjë penallti kundër tyre

Q.Autor

ZBARDHET PLANI PËR CHAMPIONS/ Valverde: Rakitiç? S’jemi për biznes, por për trofe

Isa.Autor

Leave a Comment