Futboll Seria A

Roma në garë për mesfushorin belg, Marouane Fellaini

Reprezentuesi i Belgjikës është në fund të kontratës me Manchester Unitedin dhe ka paralajmëruar larigmin.

30-vjeçarit i përfundon kontrata me ‘Djajtë e Kuq’ në qershor të vitit 2018.

Ai nuk ka pranuar rinovimin e saj edhe pse United i ka ofruar dy herë kontratë të re.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se Roma është futur në garë për transferimin e lojtarit.

 Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur disa kontakte me agjentin e lojtarit.

Gjithsesi transferimi i Fellainit do të jetë tejet i vështirë pasi konkurrenca për lojtarin është e madhe.

Lideri aktual i Ligue 1, Paris Saint Germain është gjithashtu i interesuar për shërbimet e lojtarit.

Në garë për belgun mbetet edhe gjiganti turk Besiktas.

Related posts

“BA*TARDË, LUTUNI TË MOS IU GJEJ”/ Balotellin nuk e mbajnë nervat. Shikoni çfarë i kanë bërë (FOTO)

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E VALVERDES/ Philippe Coutinho refuzon të largohet nga Barcelona në…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR GJESTIN NDAJ AGNELLI-T/ Gazetari i dorëzon “trofeun”, por Conte e… refuzon

Delo.autor

Leave a Comment