Bundesliga Futboll Sport

Andrej Kramaric: Bayern? Ka ende kohë, do të flas pas Kupës së Botës

Kramaric nuk e ka përjashtuar kalimin te Bayerni, por thotë se do të diskutojë për të ardhmen pas Kupës së Botës.

Andrej Kramaric ka thënë se nuk po i ngutet që të largohet nga Hoffenheim për  të kaluar të Bayern Munich, duke sqaruar se “ka shumë kohë” për të diskutuar për të ardhmen.

Ish lojtari i Dinamo Zagreb dhe Leicester City ka dhuruar 13 asiste dhe ka shënuar edhe gjashtë gola në Bundesligë.

“E kam parë në media për interesimin e Bayern, por t’i marrim gjërat shtruar, ka edhe shumë kohë për këtë”, tha ai për Goal. “Prioriteti im është Kupa e Botës. Ka shumë kohë për të diskutuar për një transferim, pas Kupës së Botës”.

Kroacia gjendet në Grupin D në Botërorin e Rusisë me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë.

Related posts

“DO MBAJMË LART EMRIN E SKËNDËRBEUT…”/ Zv.trajneri Liçi: Nuk do të luftojmë për mbijetesë

Delo.autor

Harrojeni De Gean apo Nojerin, kjo është pritja më e pamundur

Q.Autor

“LOJTAR I ËNDRRAVE”/ Dhuratë rekord për Guardiola-n, 100 mln euro për një mbrojtës

F.autor

Leave a Comment