Futboll Sport

Flamurtari sa shumë shpenzime dhe sërish pa Europë

Prej vitesh në Vlorë muzika nuk ndryshon, shumë shpenzime për flamurtarin që në fund kënaqet me arritjen e mbijetesës. Kuqezinjtë shihen si krenaria e qytetit, simboli krahinës së labërisë por që nuk po arrinë për asnjë moment të përligjin shpenzimet dhe pritshmëritë. 4 edicionet e fundit në të cilët investimet vijnë nga kompanitë turke të përfaqësuara nga Sinan Idrizi klubi nuk ka mundur të sigurojë një pjesëmarje në Europë.

Për herë të fundit që vlonjatët kanë luajtur në një kompeticion të oirganizuar nga UEFA ka qënë vera e vitit 2014, pasi shkonin në europa league si fitues të Kupës. Kompanitë turke sapo ishin afruar në skuadër, ndërkohë që nga ai moment shumat e shpenzuara janë maramendëse, përflitet për rreth 8 miliard lekë të vjetra të harxhuara për ndërtimin e skuadrës model por edhe në infrastrukturë. Megjithatë situata nuk është rregulluar, madje është përkeqësuar nga viti në vit.

Këtë edicion Flamurtari shihej ndryshe, për vetë ecurinë në pjesën e parë të sezonit por edhe për mënyrën se si u ndërtua skuadra që në fillim. Por në Vlorë mallkimi vijon, me skuadrën që u lehtësua edhe pas një humbjeje si ajo me Kamzën, duke parë që tashmë matematika i ka siguruar mbijetesën.

Shpesh herë është bërë krahasimi me Flamurtarin e administruar nga bashkia, paralelizëm që duket disi absurd, pasi edhe pse me lekët e taksapaguesve ajo skuadër arriti të fitonte dy herë Kupën e Shqipërisë dhe të luftonte për titullin në sezonin 2010-2011 duke u renditur e dyta. Paratë nuk e blejnë suksesin, për të qënë i tillë duhet të bësh bashkë shumë komponentë dhe t’i menaxhosh në mënyrën e duhur.

Related posts

PREKËSE/ David Silva “hap zemrën”, si e përballova luftën e djalit me jetën…

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ronaldo bën gjestin fisnik për popullin portugez!

Delo.autor

KLASIFIKIMI: Portugalia dhe Spanja kryesojnë Grupin B

Sadik.Autor

Leave a Comment