Futboll Seria A Sport

Bëhet “pishman” për Interin, Sabatini mendon për Milanin

Nuk do të jetë Milani skuadra e ardhshme e Walter Sabatini-t. Hipoteza që po qarkullon ditët e fundit të mediat italiane dhe jo vetëm është hedhur poshtë nga vetë 63 vjeçari që për “Sky” ka deklaruar:

Nuk e kam me nxitim, por dua të filloj përsëri. Unë ndjej një keqardhje të madhe pse jam larguar nga Interi. Pas Interit është e vështirë të mendosh për ndonjë gjë më të mirë.

Milan? Mos mendo për mua. Këto janë hipoteza që do të duhej t’i kërkonit njerëzit e tjerë në Milano. Ka njerëz që punojnë atje, nuk dua të përfshihem. “-tha Sabatini.

Ish-drejtori sportiv i Romës dhe Inter-it mendohet si zëvendësuesi ideal i Massimiliano Mirabellin që është nën presion tek kuqezijtë, pasi këto të fundit nuk arritën objektivat.

Related posts

ISH-KAPITENI LE KOSOVËN PËR SHQIPËRINË/ Një mbrojtës më shumë për Panuçin

Isa.Autor

Senegal – Kolumbi/ Zbulohen formacionet zyrtare (FOTO)

Isa.Autor

Diego Costa-argjentinasve: Falënderoni Zotin që ju ka falur Messin!

Sadik.Autor

Leave a Comment