Futboll Premier League Sport

Arsen Wenger: Jam i varur nga futbolli, s’ka kurë që më shëron

Një lamtumirë ashtu siç i ka hije një legjende që ndryshoi përfundimisht futbollin anglez, kur erdhi nga Japonia 22 vjet më parë. Ishte me të vërtetë emocionues momenti kur në minutën e 22-të, i gjithë stadiumi i Hadërsfilldit u ngrit në këmbë për të duartrokitur trajnerin e Arsenalit.

“Nuk e dija që do ta bënin një gjë të tillë, ishte fantastike”, thotë i emocionuar Arsen Venger. “Kam një lidhje speciale me këtë vend sepse Herbert Çapman erdhi nga ky klub në klubin tonë dhe ai është pa dyshim trajneri më i madh i historisë së Arsenalit. Kështu që kishte një domethënie speciale”. Interesi i të gjithëve tani është puna e re ku do ta shohim 68-vjeçarin, i cili lamtumirën nga futbolli e ka gjënë e fundit që mendon në këto momente: “Sigurisht që do të vazhdoj të qëndroj në futboll. Qoftë ai si menaxher apo jo… Unë jam i varur ndaj këtij sporti dhe nuk mendoj se kjo sëmundje mund të kurohet”.

Related posts

NUK I NJEH ASKUSH/ Dyshja me më shumë gola në Europë është italiane, por s’luan në Serinë A

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

E FUNDIT/ Tirana përforcon sulmin, prezanton futbollistin e shumëpritur në merkato

Delo.autor

Leave a Comment