Gossip Sport

Paul Gascoigne duket në formë, dhe kërcen bukur (VIDEO)

Paul Gascoigne i bëri edhe më të lumtur tifozët e Tottenham të dielën, pasi dhuroi spektakël në fushë duke kërcyer në pushim të ndeshjes kundër Leicester. Ish-ylli i skuadrës, që në vitet e fundit ka vuajtur shumë nga problemet shëndetësore për shkak të disa varësive, u në formë kur u përpoq të imitonte festimin e golit nga Dele Alli, i cili ishte i pari që e futi në Premier League.

Ndeshja e luajtur në “Wembley” u mbyll me plot 9 gola, por deri në pushim ishin shënuar vetëm 3 dhe ishte kërcimi i Gascoigne që ndezi atmosferën me lëvizjet e tij. “Floss dance” është shpikur nga një adoleshent 16-vjeçar, Russell Horning, i cili ka një llogari në Instagram me pseudonimin The Backpack Kid, ku numëron 1,7 milionë ndjekës.

Përveç Dele Alli-t kërcimi është sjellë në fushë edhe nga ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, sa herë që francezi shënon.

 

Related posts

Vieri nuk plaket kurrë, gjithmonë pranë femrave

Sadik.Autor

“NEW YORK TIMES”/ Gjyshja e yllit të Liverpoolit kishte qenë e dashura e parë serioze e Fergusonit

Delo.autor

LIVE/ PSG në avantazh ndaj serbëve, NEYMAR shënon dy SUPERGOLA në 2 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment