Futboll Shqipëri Sport

Shehi: Nuk janë vetëm Partizani dhe Kukësi rivalët e Skënderbeut, ja pse e zëvendësova Bregun

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes. Sipas tekniku bardhekuq, fitorja e sotme ishte me shumë vlera, pasi vinte nga një “ngërç” rezultatesh. Shehi tregoi edhe arsyen e zëvendësimit të Bregut.

Një fitore e rëndë ndaj një rivali direkt. Shumë raste të humbura që mund t’iu kushtonin…

Një fitore me vlera, që vjen në një moment jo të mirë, për sa i përket rezultatit. Një fitore që të mbush me besim dhe të bën optimist. Kemi qenë shumë mirë sidomos në fazën mbrojtëse. Përveç disa minuta që u tërhoqëm shumë, nuk duhet të tërhiqeshim.

Penalltia e fituar nga Muzaka?

Nuk merrem me këtë gjë. Mos prisni koment për gjykimin.

Nuk është e thjeshtë ta karikosh ekipin pas humbjes ndaj Teutës. A e kishit studiuar kundërshtarin që e goditët në krahun e majtë?

Në çdo ndeshje, çdo rival e studiojmë. Jo më kot kemi bërë shumë ndryshime. Bregu e filloi në krahun e kundërt. Në pikat e forta duhet të tregosh kujdes, në pikat e forta duhet ta sulmosh.

Në 20 minutat e fundit i latë më shumë terren Kukësit. Partizani apo Kukësi, cila skuadra të shqetëson më shumë?

Ndoshta ndikoi ana fizike në tërheqjen e skuadrës. Nuk ishte strategji, vetë loja të çon në ato situata. Po na sulmonin nga krahu i majtë, për këtë arsye e ndërrova Bregun. Për sa i përket objektivave, në do të kemi objektiv vetëm ndeshjen e radhës. Kampionati është një maraton. Jo vetëm Partizani dhe Kukësi janë një rrezik. Skuadrat e tjera janë shumë pranë.

Related posts

POLEMIKAT PËR AKSIONIN E PENALLTISË/ Dy topa në lojë, rasti që solli 11-metërshin e Stërling duhej ndërprerë

Delo.autor

Pochettino: Gjigand i Europës, ja pse është speciale ndaj Juves!

Q.Autor

JO VETËM ICARDI/ Formacioni i të përjashtuarve nga Argjentina, ja lista befasuese

Delo.autor

Leave a Comment