Futboll Seria A

Manchester United vëzhgon Jorginhon, Mourinho e kërkon me ngulm në ‘Old Trafford’

Manchester Unitedi po vëzhgon me kujdes mesfushorin e Napolit, brazilianin e natyralizuar në italian, Jorginho.

Djajtë e Kuq do ta marrin shumë seriozisht përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar të janarit, në theks të veçantë mesfushën.

Sipas mediumit Manchester Evening News, Unitedi janë admirues të mëdhenj të 26-vjeçarit italian dhe kanë përzgjedhur Jorginhon si një anëtar të ri të mundshëm në mesfushë përpara sezonit të ardhshëm.

 Unitedi tashmë ka shikuar me kujdes edhe dyshen e talentuar të Borussia Dortmundit, Julian Weigl dhe Christian Pulisic.

Mesfushori Jorginho shënoi gol në humbjen e Ligës së Kampionëve të Napolit në Manchester City dhe u cilësua si lojtar ‘i mrekullueshëm’ nga Pep Guardiola.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor qendror në afatin kalimtar të transferimeve të janarit, por Jorginho do të ishte i padisponueshëm në Kupat Evropiane, pasi ka luajtur në Ligën e Kampionëve.

Jorginho ka filluar 15 nga 18 ndeshjet e Serie A me Napolin në mesfushën mbrojtëse, duke shënuar dy herë dhe duke ofruar tre asistime.

Për rolin e mesfushorit Djajtë e Kuq kanë etiketuar edhe Andre Gomesin e Barcelonës.

Related posts

LUFTA NDAJ KORONAVIRUSIT/ Mbrojtësi i Chelseat bën gjestin e madh për mjekët!

Delo.autor

MESSI APO RONALDO? Modelja seksi i do të dy së bashku… (FOTO)

Delo.autor

LIVERPOOL ME HAP KAMPIONI/ Seleksionon fitoren e tetë radhazi në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment