Futboll Sport

LIVERPOOL ME HAP KAMPIONI/ Seleksionon fitoren e tetë radhazi në Premier League

Liverpool nuk di të ndalet në Premier League, pasi sot skuadra e Kloop në ndeshjen e parë hapëse të javës së 17 ka marrë fitoren e tetë radhazi në kampionat. ‘The Reds’ kanë mposhtur në ‘Anfield’ me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Watford, e cila renditet e fundit në klasifikim.

Të dy golat e takimit u realizuan nga Mohamed Salah që finalizoi në dy fraksione të ndryshme të lojës. Fillimisht egjiptiani zhbllokoi shifrat në minutën e 38 pas një inkursioni të skuadrës së Liverpool. Më pas goli i dytë do të vinte në limitet e kohës së rregullt me Salah që me finte gjeti rrugën e rrjetës.

Pas 17 ndeshjesh Liverpool udhëheq ‘Premier League’ me 49 pikë, ndërsa ndjek Leicester me 11 pikë më pak, por që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Related posts

1.5 BILION STERLINA/ Ja formacioni më i shtrenjtë në botë, ka befasi të mëdha

Delo.autor

REALI PLAÇKIT KAMPIONËT E ANGLISË/ Perez ofertë të “çmendur” për yllin e Guardiolës, ja shifra “galopante”

Delo.autor

REAL MADRID-BARCELONA/ Ja data dhe ora e dy klasikeve të sezonit 2019-2020

Delo.autor

Leave a Comment