Futboll Sport

Shkëndija fiton derbin me Renovën, Ibraimi Këpucën e Artë

Shkëndija fiton bindshëm derbin e Tetovës dhe përgatit festën e titullit kampion për sfidën e fundjavës ndaj Pelisterit. Kuqezinjtë edhe pse e kanë fituar matematikisht titullin përpara disa javësh regjistruan fitoren e 4-t radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 88 pikëve, teksa kryeson me një diferencë të frikshme prej 32 pikësh avantazh ndaj rivalëve të Vardarit të Shkupit.

Një humbje që nuk djeg as në shtëpinë e Renovës sepse skuadra tjetër shqiptare siguroi matematikisht një javë përpara fundit të sezonit mbijetesën në elitën e futbollit maqedonas. Golat për Shkëndijën u realizuan nga Besart Ibraimi dhe braziliani Stenio Junior në pjesën e parë. Me dygolëshin e shënuar ndaj Renovës, Ibraimi u ngjit në kuotën e 23 finalizimeve, 3 më shumë se shoku i skuadrës Ferhan Hasani me ish bomberin e Schalke 04 që është shumë pranë fitimit të Këpucës së Artë në Maqedoni.

Related posts

Ish-kampioni i botës: Nuk rikthehem në UFC pa rinovuar kontratën

Sadik.Autor

VAZHDON ECURINË POZITIVE/ Milan mposht Torinon falë golit të Giroud dhe siguron kreun

Delo.autor

KONKURRENCA MESSI, VAN DIJK DHE CR7/ UEFA surprizon me lojtarin e vitit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment