Futboll Sport

Wenger: Ronaldo ishte në stadium me mamanë, por Arsenal nuk donte të paguante 15 mln € për të

Arsene Wenger thotë se Arsenal nuk arriti të nënshkruante me Cristiano Ronaldo-n kur ai ishte një adoleshent pasi klubi nuk ishte gati të paguante 15 milionë eurot që eventualisht u paguan nga Manchester United.

Wenger ishte një nga trajnerët e parë që dalloi potencialin e madh të portugezit, por pendohet që nuk e mori tek Arsenal, dhe tani ka treguar se sa pranë ka qenë për firmën e tij për faqen zyrtare të Arsenal.

“Ai erdhi këtu bashkë me mamanë, Znj. Doloresa,” shprehet Wenger.

“Më pas erdhi Man United dhe në atë kohë ishte Calros Querioz pjesë e stafit teknik. Unitet uajti ndaj Sporting dhe Ronaldo luajti shkëlqyeshëm dhe ata e blenë.

“Gjithmonë ka gjëra që mund të ishin bërë ndryshe. Por negociatat janë të ndërlikuara dhe ishte një moment që po flisnim për 5 milionë euro. Por United ishte gati të paguante 15 milionë euro, një shifër që nuk mund ta paguanim në atë kohë.”

Gjithsesi, Arsenal atë sezon fitoi titullin kampion pa humbur asnjë ndeshje në Premier League.

Related posts

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Gega: Është një ekip që duhet vlerësuar. Futemi në lojë me shpresën se do ia dalim, por…

Delo.autor

Sheikët në futbollin italian, Milani drejt gjetjes së blerësit të ri

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan ngërçi Kessie-Politano, ja kushti për largimin e Piatek

Delo.autor

Leave a Comment