Futboll Seria A Sport

“KEMI PASUR SUKSESE”/ Pioli: Ja çfarë duhet të bëjë Milani për ta mposhtur Juventus

Unë mendoj se përballja me Juventusit mund të na shtyjë të japim më të mirën, duke kapërcyer vështirësitë e ndeshjeve të ngjeshura. Do të na duhet të shkëlqejmë në gjithçka, që të marrim rezultat pozitiv. Kemi luajtur kundër më të mirëve dhe e kemi treguar veten”. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, flet në prag të supersfidës së nesërme kundër Juventusit.

Kuqezinjtë mbërrijnë pas fitores së bukur 3-0 në “Olimpico”, kundër Lazio, të shtunën, në të cilën skuadra zbatoi idetë mbi të cilat trajneri kishte punuar: “Ne po i afrohemi nivelit më të lartë të mundshëm. Kemi pasur suksese, duke mposhtur skuadrat në pozicionet kryesore të renditjes, por duhet të bëjmë edhe më mirë, që ta mposhtim Juventusin”.

Në Romë, Calhanoglu ishte një nga më të mirët, duke shënuar edhe një gol, por për nesër është në dyshim për një problem në pulpën e këmbës: “Do ta shohim. Seancat stërvitore, sot dhe nesër, do të jenë vendimtare. Ai kishte një shqetësim në pulpë për shkak të një përplasjeje. Shpresoj se do ta kemi në dispozicion”.

Për trajnerin kuqezi “është e nevojshme një përpjekje e jashtëzakonshme, një Milan i shkëlqyeshëm në ndeshjen e nesërme. Kundër Juventusit kemi mundësinë të demonstrojmë rritjen tonë. Konstatoj përmirësime të Bennacer dhe Saelemaekers. I pari duket më i kthjellët dhe konkret, kur luan me shokun e tij në mesfushë. Saelemaekers është një djalë i ri, ka cilësi dhe duhet të vazhdojë kështu”.

Related posts

“NA SHPËTO ROBERTO…”/ Tifozët skocezë thirrje Italisë: S’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën…

F.autor

Njihuni me notat e lojtarëve të super ndeshjes United – Chelsea (FOTO)

Q.Autor

Gjest i veçantë nga tifozët e Sampdorias për viktimat e Genovas: Rrugët dhe qiejt e qytetit kanë…

Isa.Autor

Leave a Comment