Futboll Sport

Bardhi objektiv i dy gjigantëve europian

Paraqitjet e mira të Enis Bardhit me Levanten këtë sezon në La Liga nuk kanë shkuar pa u vërejtur nga gjigant dhe skuadra kryesore europiane
Kështu, sot ESPN, ka shkruar që Interi dhe Paris Saint – Germain e kanë targetuar mesfushorin kreativ të Maqedonisë, shqiptarin Enis Bardh.

Mesfushori ofensivë do të bëhet 23 vjeç në korrik dhe ka kontratë me Levanten deri më 2020, me një opsion për zgjatje të saj edhe dy vite.

Levante e kishte blerë atë prej Ujpest FC në Hungari, kurse më parë kishte luajtur në Danimarkë dhe Suedi. Ai kishte shkuar në Spanjë për një shumë prej 1.5 milionë euro.

Bardhi tani ka një çmim tërësisht tjetër derisa ka shënuar nentë gola dhe ka bërë një asist në 25 ndeshje të La Ligas me Levanten këtë sezon.

Ai shënoi dy gola në fitoren e jashtëzakonshme prej 5-4 të Levantes kundër Barcelonës në vikend.

Related posts

Ja sa është pagesa për çdo lojtar të Francës nëse fiton Kupen e Botës…

Isa.Autor

Roma – Liverpool, formacionet e mundshme të super ndeshjes në “Olimpico”

Sadik.Autor

SERIE A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin

F.autor

Leave a Comment