Sport Të tjera

Svitolina fiton turneun e Romës, mund në finale numrin 1 në botë

Tenistja ukrainase Elina Svitolina ka fituar sot turneun Masters të Romës, pas fitores 2-0 në finale ndaj rumunes Simona Halep (6-0, 6-4 rezultati i dy seteve), një rezultat i ngjashëm me atë të 12 muajve më parë, ku sërish Svitolina mposhte Halep. Një ndeshje e diktuar nga ukrainsja, numri 4 në botë, që në të dyja setet pati epërsi ndaj Halep, që edhe pse numri 1 nuk arrin të triumfojë në kryeqytetin italian. Një ndeshje që zgjati vetëm 1 orë e 7 minuta, çka flet qartë për dominimin e tenistes ukrainase.

Svitolina duket më e freskët në fushë dhe në setin e parë nuk humbet asnjë “game”, duke fituar thellë 6-0. Më i bukur seti i dytë, Halep tenton të rivalizojë dhe përpiqet të rihapë ndeshjen, por pa sukses. Svitolina nuk e ul ritmin, gjen momentin e duhur për të goditur rivalen rumune dhe fiton 6-4, duke ngritur lart trofeun. “Shpresoj që në Romë të fitoj herës tjetër”, tha Halep pas përfundimit të ndeshjes. “Është gjithnjë fantastike të fitoj në Romë dhe falënderoj fansat që më mbështetën”, tha Svitolina.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Si iu mohua Ronaldos çmimi që mori Lewandowski në “Globe Soccer Awards”

Delo.autor

CHELSEA-MANCHESTER CITY/ “Carabao Cup”: Skuadrat kërkojnë trofeun e parë për këtë sezon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BBC raporton se dëmtimi ndaj Real Madridit, Salah ka humbur Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment