Futboll Premier League Sport

Mourinho: Joao Mario te Manchester United? Përse jo, më ka pëlqyer gjithmonë.”

Joao Mario ka pasur nevojë vetëm tre muaj për të bërë për vete klubin e West Ham dhe Premier League, duke qenë se janë të shumtë ata që vlerësojnë aftësitë e ish-mesfushorit të Inter, që në Serie A nuk arriti të shfaq aftësitë e tij.

Mes atyre që pëlqejnë edhe portugezin është bashkatdhetari i tij Jose Mourinho, i cili për gazetën “Record” tha: “Do të më pëlqente që ai të qëndronte në Angli. Te Manchester United? Përse jo, Joao Mario më ka pëlqyer gjithmonë.”

Trajneri i “djajve” ka përshtypje shumë të mira për Joao Mario dhe për atë që ka bërë për West Ham. “E mira për të do të ishte të qëndronte në Angli. E ka nisur shumë mirë aventurën e tij në Premier League dhe mendoj se duhet ta vazhdojë sepse mund të jetë i suksesshëm. Për rritjen e tij si futbollist kampionati anglez është ideali.”

Dikush flet edhe për Manchester United në të ardhmen e futbollistit që është në pronësi të Inter: “Mario te United? Përse jo. Por West Ham është një klub historik, i rëndësishëm, që dëshiron të rritet. Ai mendon dhe vepron shpejt. Tani po gjen sërish ritmin dhe agresivitetin që i mungonte në Itali. Më ka pëlqyer gjithmonë.”

Related posts

Guardiola nuk ‘ngopet’ me blerje, planifikon afrime të reja në janar

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sulmuesi Giroud zhbllokon sfidën ndaj Atletico-s me një roveshatë, ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJE DRAMATIKE PËR REAL MADRIDIN/ Barazon me vështirësi ndaj Levantes

F.autor

Leave a Comment