Futboll Shqipëri Sport

E FUNDIT/ Largohet Ze Maria, trajneri i ri i Tiranës do të jetë një… legjendë bardheblu

Ikën edhe i huaji i fundit në Superiore. Tashmë Ze Maria e ka mbyllur me Tiranën, dhe vendin e brazilianit,  mësohet se do të jetë një shqiptar që do e zërë. Siç ishte bërë me dije nga gazeta, që para 10 ditësh, edhe kur ndodhi tymnaja e parë e largimit të Ze Marias, trajneri i ri bardhebluve pritet të jetë një i “shtëpisë”, pikërisht Ardian Mema.

Aktualisht, ish-futbollisti i Tiranës, mban postin e zëvendës trajnerit te Flamurtari, ndihmës i Ilir Dajës, por me shumë mundësi ai do të lirohet nga kjo detyrë, për të vazhduan si trajner i parë i Tiranës.

Ardian Mema e ka kaluar të gjithë karrierën e tij tek klubi i Tiranës. Nga vitet 1989 deri në vitin 2003. Më pas, ai ka mbajtur poste drejtuese në klubin 24-herë kampion të Shqipërisë, ndërsa ka drejtuar edhe të rinjtë dhe ekipin B të Tiranës.

Related posts

MAN CITY THELLON SHIFRAT/ Jesus kompleton het-trikun (VIDEO)

Delo.autor

A DO TË VAZHDONI SËRISH ME KOMBËTAREN? Ja si përgjigjet lojtari i Tiranës

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventusi bën gati goditjen e madhe në merkato, sulmuesi i Liverpulit pranë “Zonjës së Vjetër”

F.autor

Leave a Comment